Protesta e banorëve të Astirit, Balliu: Kapini këta plehra dhe hidhini në kosh

Edhe këtë të premte, banorët e Astirit që ju rrezikohet banesa nga projekti i ”Unazës së Re”, kanë dalë në protestë, të mbështetur edhe nga opozita, për të penguar zbatimin projektit, të cilin e quajnë në shkelje me të drejtën e pronës.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se drejtësia në vend është kapur nga Rama dhe njerëzit pranë tij, ndërsa ftoi shqiptarët të vijojnë me protesta deri në largimin e Rilindjes.

“Kjo shpjegon pse sot në burg është Doriani dhe jo Afrim Qendro, Taulant Balla dhe Edmond Bego. Sot pse nuk është në burg Erion Veliaj por Agim Peposhi? I bëj thirrje shqiptarëve ti kapin këta plehra dhe ti hedhin në koshin e plehrave. Ne do të vazhdojmë me qëndresën tonë. Parlament palaçosh që luajnë opozitash, krijojnë dhe grupe parlamentare. Sot grupi parlamentar i vetëm është grupi i shqiptarëve. Të vazhdojmë protestën deri në largimin e Rilindjes”, u shpreh Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?