Protesta e banorëve të Astirit, blindohet Parlamenti

Banorët e Astirit do të vijojnë protestën e tyre sot para Kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar  me forcë prishjen e banesave të tyre pa marrë më parë një dëmshpërblim me vlerë të plotë.

20 forca të FNSH-së kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.

Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019 si dhe do të votohet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dekretimit nga Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?