Protesta e banorëve të ”Astirit”, deputetja: Ku janë ndërkombëtarët?
Pas Kuvendit, banorët e ”Astirit” vijuan në zonën e tyre, protestat kundër projektit të qeverisë, i cili i kompenson ata me një vlerë larg çmimeve të tregut.
Në krah të protestuesve është rreshtuar edhe deputetja tjetër e PD-së, Nada Meçorapaj, e cila ndër të tjera ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.
”E jashtëzakonshme gjendja në zonën e Astirit. Shteti kundër popullit, duke përdorur bij dhe bija të popullit, të veshur me uniformë. Ku janë ndërkombëtarët dhe organizatat e shoqërisë civile? Te drejtat dhe lirite e njeriut, o jane shkelur sot, o kurre!”,-thotë ajo.
KOHA JONË SONDAZH

