Protesta e banorëve të ”Astirit”, Prokuroria nis hetimet

Një grup pune i Prokurorisë së Tiranës kanë mbërritur në Spitalin e Traumës, për të hetuar në lidhje me policët e dëmtuar dhe të goditur.

Grupi i punës i kësaj prokurorie, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të kryejnë të gjitha veprimet në vendngjarje.

Kujtojmë këtu se shumë efektivë policie, sikurse edhe protestues, mbetën të plagosur nga protesta përpara Parlamentit, e cila degjeneroi në dhunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një efektive mbeti me gishta të prerë nga shpërthimi i një shashke, ndërsa dy efektivë në total raportohen në gjendje më të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?