Protesta e Berishës, Kulluri: Më ngjan me mitingjet e vullnetarëve të Enverit
Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD e Bashës, Edvin Kulluri, thotë me ironi sesa herë është premtuar se do të ndodhë qameti në protestat e opozitës, por që ai e krahasoi tubimin e radhës me mitingjet e vullnetarëve të Enverit.
“Është e disata herë që premtohet që do bëhet qameti, por nuk ka ndodhur dhe kjo është treguar te kutia e votimit. Pushteti nuk merret me protesta, as me tymuese. Opozita është e përçarë. Berisha është në pozitë të vështirë. E ka mbyllur ciklin.
Unë e mbështeta Foltoren, por jo kthimin e Berishës. Nuk mund të riciklohet si një lider fitues, ndonëse ka njerëzit e vet dhe adhurues. Fitorja e zgjedhjeve nuk është çështje adhurimi e liderit, por ekipi, e filozofie dhe njerëzit nuk e gjejnë në asnjë prej kaheve të opozitës. Këto më kujtojnë mitingjet e vullnetarëve të Enverit”, tha Kulluri.