Protesta e FRPD në Spaç. Belind Këlliçi: Shqipëria nuk meriton rikthim në diktaturë (FOTO)

 

Të rinjtë e Forumit Rinot të PD dhe ish-të përndjekurit kanë protestuar ditën e sotme në burgun e Spaçit kundër rikthimit në poste të larta të ish-zyrtarëve të diktaturës komuniste. Ish-të përndjekurit kundërshtojnë vënien e Ruçit në krye të Kuvendit, pasi sipas tyre, është një figurë që ka patur lidhje me komunizmin.

“Ka ardhur koha qe rinia te mos e lere me vendin dhe te shohe emigrimin si te vetmen shprese. Koha ka ardhur qe Edi Rama bashke me xhelatet dhe pinjollet e diktatures te paketoje plackat drejt azilit politik. Shqiperia meriton shume me shume se rikthim ne diktature“,- tha kreu i FRPD, Belind Kelliçi.

Anëtarët e FRPD mbajtën 1 minutë heshtje, në nder të gjithë viktimave të regjimit më të egër komunist në Europë. 1 minutë heshtje u mbajt edhe në nderim të 4 dëshmorëve të 2 prillit 1991, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?