Protesta e fuqishme e studentëve, Kryeministria mbyll dritaret

“Eja mblidhuni këtu-këtu, eja mblidhuni këtu-këtu”: kjo është thirrja më e fuqishme që po mbizotëron në këto momente përpara godins së qeverisë në Tiranë, ku mijëra studentë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur për të kërkuar të drejtat e tyre.

Vërehet se dritaret e Kryeministrisë janë të gjitha të mbyllura pothuajse dhe grilat të ulura. Ndërkohë forca të shumta policie, që kanë krijuar kordon, mbikqyrin protestën.

Bilbilë, trumpeta, thirrje, parulla, slogane, këngë që këndohen në megafon – situata është shpërthyese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nuk ndalet asnjëhërë thirrja se protesta është paqesore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të dhjetë ditë, studentët me këmbëngulje po zhvillojnë protestën e tyre më të fuqishme që nga viti 1990, që nuk ka shënuar asnjë xham të thyer dhe ka përfunduar gjithmonë me pastrimin e sheshit të protestës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?