Protesta e Metës, ambasada amerikane në Tiranë mesazh sigurie qytetarëve të saj

Ambasada e SHBA-së në Tiranë paralajmëroi qytetarët e saj lidhur me tubimin që zhvillohet në Tiranë në orën 18:00 nga Partia e Lirisë së Ilir Metës. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha.

“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

SHKARKO APP