Protesta e naftëtarëve, humb ndjenjat i riu
Përplasje të forta ka patur ditën e sotme mes naftëtarve dhe policisë.
Një protestues mësohet se ka humbur ndjenjat para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Ai i është bashkuar naftëtarëve të Ballshit që protestojnë për shlyerjen e pagave, të cilat kanë më shumë se 20 muaj që nuk i kanë marrë.
Të riut i ka rënë të fikët ndërsa protestuesit kanë nxituar ti japin ndihmën e parë. Ndërkohë policia kërkon të shpërndajë turmën pasi nuk lejohen grumbullimet për shkak të Covidit. Nga ana tjetër, protestuesit tentojnë të hyjnë në Ministri dhe kërkojnë me ngulm një zgjidhje për këtë situatë.
Forcat policore kanë bërë edhe disa shoqërime, mes të cilëve janë edhe aktivistët Arlind Qori dhe Arben Kola.