Protesta e opozitës, fyen policët, shoqërohet një protestues

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar do të protestojë sot para Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe është e dyta pas protestës së 16 shkurtit para kryeministrisë, ku nuk munguan incidentet.

Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetit dhe thotë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës.

Ndërkohë, raportohet se një qytetar që kishte mbërritur për protestën në Bulevard është shoqëruar nga policia pasi ka përdorur fjalë fyese ndaj efektivëve të policisë që ndodhen rreth Kryeministrisë. Nuk dihet identiteti, por sipas burimeve, qytetari do merret në pyetje dhe mund të lirohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?