Protesta e opozitës/ Hodhën molotov dhe gurë drejt kryeministrisë, lëndohen disa protestues

Protesta e opozitës ka përfunduar pas më shumë se 2 orësh që nga nisja e saj. Fillimisht kanë qenë deputetët dhe organizatorët e protestës që janë larguar nga protesta në drejtim të selisë blu.

Më pas dhe qytetarët janë shpërndarë për në rrethet e tyre. Protesta fillimisht ka qenë e qetë, por në fund ka pasur disa perplasje mes qytetarëve dhe policisë. Disa protestues kanë hedhur kokteil molotov dhe flakadanë drejt kryeministrisë, ndërkohë që policia i ka arrestuar.

SHKARKO APP