Protesta e opozitës/ Luçiano Boçi: Këtu vjedhja ka emër dhe fillon me inceneratorët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka hapur fjalimet në protestën e PD-së në sheshin para Kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë për kapje të shtetit dhe korrupsion të përhapur.

Në fjalimin e tij, Boçi e konsideroi kryeministrinë si simbol të “kuplarajës së shtetit”, duke deklaruar se Rama ka kthyer institucionet në pronë private dhe qeverinë në një “klub të mbyllur qejfi e ahengu”. Ai theksoi se protesta nuk është një spektakël politik, por një mobilizim qytetar i nxitur nga shqetësimi për familjet, dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.

“Ne jemi këtu sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private… Kjo ndërtesë nuk është kryeministria, por kuplaraja e shtetit,” u shpreh Boçi. Sipas tij, qëllimi i protestës është rrëzimi i pushtetit aktual, të cilin e cilësoi si “pushtet hajnie”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boçi vijoi me akuza të forta ndaj qeverisë, duke përmendur skandalet e ndërtimit të inceneratorëve, tuneleve dhe aeroportëve si shembuj të korrupsionit. Ai shtoi se, përveç “indiferencës politike” dhe “verbërisë ndërkombëtare”, rolin kryesor në këtë situatë e ka luajtur krimi i organizuar, i cili sipas tij ka kthyer Shqipërinë në “Republikën e korrupsionit” dhe ka shfrytëzuar pasuritë e vendit në mënyrë të pandalshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 23550 (77.1%)
Jo 6993 (22.9%)

Vota totale: 30543