Protesta e opozitës, Manjani: Presidenti të bëj thirrje për dialog
Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka kërkuar ndërhyrjen e Presidentit të Republikës lidhur me situatën politike në vend.
Përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur.
Postimi i plotë i ish-ministrit Ylli Manjani
Presidenti i Republikës, kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur.
Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon. Qoftë edhe në emër të paanësisë apo mbipalësisë politike.
Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog.
Ndaj Presidenti nuk ka ç’pret më! Duhet të fillojë punën për të ulur palët në tryezë dialogu.
KOHA JONË SONDAZH

