Protesta e opozitës, protestuesit do mblidhen te sheshi “Skënderbej”

Është zbardhur skenari që do të ndjekë Partia Demokratike për protestën e thirrur këtë të martë në orën 12:00, në një kohë kur mbahet dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë dhe si rrjedhojë një pjesë e rrugëve kryesore të kryeqytetit janë bllokuar.

Mësohet se demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në Sheshin Skënderbej apo dhe në vende të tjera.

Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30. Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skena ku do të flasin protestuesit është ngritur mbi një kamioçinë lëvizëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?