Protesta e opozitës, rritet numri i të shoqëruarve në polici

Janë shtuar protestuesit e opozitës që kanë parë dyert e policisë pas protestës së djeshme. Numri i të shoqëruarve ka shkuar në 45 persona, ndërsa nuk dihet ende sa prej tyre janë arrestuar.

Protesta e djeshme e opozitës, e nënta që nga shkurti pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa pati edhe të plagosur nga të dyja palët. Po kështu u dhunuan edhe gazetarë.

Po gjatë protestës së djeshme te Parlamenti protestuesit i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?