Protesta e opozitës te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish
Aktualitet E Premte, 19 Prill 2024 12:26
Pavarësisht thirrjeve nga përfaqësuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, sot para Bashkisë së Tiranës kanë ardhur vetëm një grusht njerëzish, militantë të përhershëm të Sali Berishës.
Njësoj si në dy herët e kaluara, edhe këtë herë, protesta e Argita Malltezit dhe djalit të Fahri Balliut, gazetar i Zërit të Popullit gjatë periudhës komuniste, u tkurr edhe më shume, siç tregohet në foto.