Protesta e PD, Xhafaj takon edhe kreun e Gardës së Republikës/ Ja porositë …
Opozita do të zhvillojë sot një protestë disa orëshe në bulevardin Dëshmorët e Kombit kundër qeverisë Rama. Në protestë janë thirrur qytetarë pa dallim bindjesh politike, ndërsa disa mijëra janë nisur në orët e para të mëngjesit nga qytete të ndryshme të vendit drejt Tiranës.
Policia e Shtetit publikoi një ditë më parë një sërë masash që ka marrë për mbarëvajtjen e protestës. Në anën tjetër faqja ballore e godinës së Kryeministrisë është rrethuar me skela që mbulohen me beze, për të mbrojtur fasadën e godinës.
Por duket se në kuadrin e masave, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është takuar edhe me komandatin e Gardës së Republikës, e cila mbron institucionet. Xhaxaj është fotografuar me komandantin Gramos Sako, ndërsa duket se ministri i Brendshëm po jep porositë e fundit në drejtim të një prej vartësve të tij.

KOHA JONË SONDAZH

