Protesta e së shtunës, Lulzim Basha: Më 8 janar do të jem në zyrë
Lulzim Basha thotë se më datë 8 janar, ditë kur do të mbahet edhe protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit të PD-së, para selisë blu, ai do të jetë në zyrën e tij.
Eni Vasili: A mund të vijnë në seli është çështja? Se problemi është që s’po futen dot në selinë e tyre.
S’është e vërtetë. Çdokush që është një funksionar i PD-al apo çdo demokrat që ka punë në PD, sipas rregullave të institucionit mund të futet në parti. Nga ana tjetër po bëhen punime. Ka pasur ndryshime strukturore, janë shtuar sekretariatet, Komisionet e Këshillit Kombëtar do të fillojnë së shpejti funksionimin.
Siç thuhet në gjuhën popullore, ka tulla dhe llaç dhe për këtë arsye janë marrë dhe masa të devijimit të hyrje daljeve. Po gjithë kjo xhalo, po e përsëris dhe një herë, po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga 2 fakte kryesore.
Kemi të bëjmë me një lëvizje që ka synim kryesor ta shkatërroj PD-në, që një institucion si familje me rregulla, për një familje demokratike, e cila i shërben demokratëve dhe jo halleve të një personi dhe së dyti, ta zhvendos tërësisht vëmendjen nga skandalet qeveritare, duke i bërë kështu shërbimin më të mirë Edi Ramës dhe dëmin më të madh Partisë Demokratike dhe interesit publik të shqiptarëve.