Protesta e studenteve, banori i Unazës: Kemi ardhur për fëmijët
Banorët e Unazës së Re , i janë bashkuar protestës së studentëve në rrugën e Durrësit, por nuk janë pritur aspak mirë nga ata.
Një nga banorët e Unazës së Re është shprehur për kamerat e News 24, se nuk e ka aspak problem të tërhiqet, ndërsa shtoi se bashkimi i tyre me studentët nuk ka lidhje me politikën. Ai tha se banorët e Unazës së Re ashtu si studentët kanë vetëm kërkesa ekonomike.
“Ne banorët e Unazës së Re mbështesim kërkesat e fëmijëve tanë, ne nuk kemi as bindje politike, kemi ardhur për fëmijët tanë.
Unë jam prind i studentëve çfarë politike mund të ketë. Më vjen keq se janë fëmijët tanë, ata të mos përdorin politikën, ne protestën tonë e kemi pasdite. Nuk ka problem se ne largohemi nuk është çëhstja këtu, ne kemi ardhur të mbështesim fëmijët tanë.
Ne kemi thjesht solidaritet me studentët nuk kemi asnjë lloj problemi.Kërkesat e tyre janë ekonomike, edhe protestat e banorëve të Unazës së re ekonomiike janë, kërkojmë të mbrojmë pronat”, tha një nga banorët e Unazës së Re.
KOHA JONË SONDAZH

