Protesta e studentëve në Maqedoni, ministri Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, tha se Shqipëria po ndjek me vëmendje protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimeve në gjuhën shqipe dhe jo në maqedonisht.
“Studentët po kërkojnë një të drejtë, kanë studiuar për katër vjet në shqip, si mund të japim provimet në gjuhën maqedonase. Përdorimi i shqipes është e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Kjo e drejtë nuk duhet të vihet në diskutim, as të kufizohet, as të bëhet pengesë në praktikë.
Është thelbësore që kjo çështje të adresohet përmes dialogut dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Është shumë e rëndësishme që kjo çështje të mos politizohet, por të trajtohet me maturi në interes të stabilitetit dhe procesit të integrimit të atij vendi”, shtoi Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

