Protesta e studentëve, pedagogu Prifti: Ky vend ka marrë erë nga koka
Edhe këtë të hënë, studentët dolën në protestë. Në të 6-tën ditë radhazi edhe sot të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë të shumtë, ata marshuan nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit, për të protestuar kundër tarifave të larta dhe kushteve të studimit. Në fjalën e tij, pedagogu Rezart Prifiti, theksoi se studentët kërkojnë tarifa. ”Tarifa është më shumë lekë në duart e studentit, më shumë buxhet për arsmin e lartë. Ça do të thotë buxhet në shqip ta kuptojnë këta. Laborator, kushte më të mira. Studentët kërkojnë kartën e studentit. Çfarë është karta e studentit? Identitet për studentin”.
Fjala e pedagogut Rezart Prifti në protestën e studentëve
Është një privilegj për mua të jem këtu, të them atë që kam 4 vite që përpiqem ta them gjithandej. Nuk kam parë, nuk kam dëgjuam nuk kam lexuar dhe nuk kam kuptuar një gjë më të bukur se kjo që është këtu. Uroj që dhe fakulteti i ekonomisë të ketë përfaqësuesit e vetë këtu dhe të jenë sa më shumë. Jeni gjenerata e parë që mendoni ndryshe, mësoni ndryshe, hani e pini ndryshe, motivoheni ndryshe dhe të dashuroni ndryshe. Megjithatë ka një gjë që nuk po kuptohet, që ju jeni ndryshe nga njerëzit e dogmatisur që vijnë vërdallë. Por çfarë kërkojnë studentët, që ta përkthejmë në shqip se ka shumë gjëra që i dëgjojnë njerëzit dhe nuk ua kuptojnë kërkesat.
Studentët kërkojnë tarifa dhe në shqip si do ua përkthejmë tarifën këtyre ne. Tarifa është më shumë lekë në duart e studentit, më shumë buxhet për arsmin e lartë. Ça do të thotë buxhet në shqip ta kuptojnë këta. Laborator, kushte më të mira. Studentët kërkojnë kartën e studentit. Çfarë është karta e studentit? Identitet për studentin.
Ka 28 vite që i thua që do marrësh një kartë. Studentët kërkojnë kurrikula. Universitet për studentët, për juve e jo për UFO-t. Pyetja që kam unë. Çfarë ka për tu negociuar me këto kërkesa? 30 vite më parë, studentët kërkonin drita. ”Mu fikën dritat” në qoftë se e keni dëgjuar. Sot, pas 30 vitesh ju kërkoni ngrohje se fusni duart në shalë kur vjen dimri dhe mban era kos i prishur kur vjen vera. Për kaq dekada me radhë, u përpoqën t`ia mbushnin mendjen rinisë me votë por nuk ia dolën. Me broçkulla por nuk ia dolën.
Me korrupsion por nuk ia dolën. Me drogë e bën gjithë dynjanë por me drogë nuk ia dolën. Me budallaqe nuk ia dolën. Por për 30 vite me radhë nuk u munduan t`ia mbushnin njëherë mendjen rinisë me çfarë? Me mend e me aftësi. 30 vite me radhë nuk e ruajti njeri kokën e këtij vendi. Cila është koka e këtij vendi? Jeni ju, rinia. Çfarë kërkoni ju ? Dije, aftësi që t`ju marrin në punë pastaj. Ndërkohë iu kërkohen të gjitha llogaritë juve. Ju jeni të mbaruarit, ju jeni ngelësat, me 101 halle prapë llogaria bie te paaftësitë tuaja. Ndaj unë ju ftoj, ju ftoj shumë të organizoheni edhe më mirë. Do ketë budallallëqe rrugës si përherë. Do ketë jeniçerë rrugës si përherë.
Por që nga nesër ju ftoj që të ruajmë kokën, se ky vend ka marrë erë nga koka. Madje madje do sugjeroja që nga nesër të marrim ca kapele dhe t’i vendosim të gjithë të ruajmë kokën. Dhe kjo të jetë lëvizja e kapeleve të bukura dhe të lira që duam të ruajmë mendjen.
KOHA JONË SONDAZH

