Protesta e studentëve, Rama pret në zyrë kreun e FRESSH
Edhe këtë të hënë ka nisur marshimi i studentëve të Universiteteve publike në Tiranë, për të vijuar protestën e nisur prej gjashtë ditësh. Por sot, kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Eljo Hysko është parë duke hyrë në kryeministri.
Sipas ”Politiko.al”, Hysko është parë duke hyrë në kryeministrit sot në mëngjes, duke koenciduar kështu kjo lëvizje vetëm pak para nisjes së komunikimit ”live” të kryeministrit, pas thirrjes së këtij të fundit për dialog me studentët në orën 11.00.
Po ashtu, ditët e fundit është përfolur edhe është akuzuar nga studentët se anëtarë të forumeve rinore të partive politike kanë ndërhyrë në protestë si të infiltruar, me qëllim që t’i përçajnë.
KOHA JONË SONDAZH

