Protesta e studentëve, Zekthi: Rama është kthyer në Zombi

Prej më shumë se një jave studentët kanë braktisur Universitetet dhe janë ngritur në protestë, kundër ligjit për Arsimin e Lartë, ndërkohë që nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama, i cili insiston për dialog.

Analisti Fitim Zekthi i ftuar në Fax News për të diksutuar mbi protestën e studentëve, u shpreh se kryeministri ka dalë tërësisht nga funksionet e tij kushtetuese dhe nuk po mban përgjegjësi para tyre.

Sipas tij Rama tashmë është kthyer në një Zombi dhe e di shumë mirë që kjo protestë do ti “hajë kokën” atij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama fillimisht i quan ngelës, ai del nga funksionet e tij kushtetuese që është kryeministri i vendit. Nuk mban përgjegjësi. Kryeministri duhet të japë llogari në parlamenti, po ai tallet me deputetët, dhe shiko si sillet me popullin duke u tallur. Këto lloj protestash pa lider, me objektiva të tilla që nuk pranojnë të dialogojnë janë protesta genuine, të shkëqyera. Dhe Rama e di shumë mirë që kjo protestë do ti hajë kokën atij. Rama kërkon dialog që të dominoje temën e debatit. Në këtë kauzë të studentëve, Rama kërkon që nga një humbës, të dalë i fituar. Tani është një Zombi kryeministër dhe kërkon vetëm dialog.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një kryeministër që ka vetëm dalje në televizion, në rrjetet sociale, vetëm për batuta, ndërkohë që nuk merret me zgjidhjen e problemit.

Nuk zgjidhet duke takuar dekanët dhe rektorët! Kryeministri jonë foli 2 orë në Facebook, 2 orë në paralament, flet 2 orë para njërzve të FRESSH-it dhe nuk jep zgjidhje. Ky është një Zombi sot, ishte një Zombi dje dhe një Zombi do të jetë në të ardhmen.”– u shpreh Zekthi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?