Protesta e vijueshme nga PD me flakë dhe marshim, Zekthi: Pa risi dhe pa rezultat konkret politik

Analisti Fitim Zekthi protestën e fundit të PD-së e quan një përsëritje të tubimeve të mëparshme, pa elemente të reja apo ndikim konkret. ”Protesta ishte si herët e tjera, nuk kishte ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Nuk mu duk as ndonjë lloj dhune. Dhunë ka kur rrihen njerëz, kur thyhen kockat. Duhet të dalim nga kjo që quhet çdo gjë dhunë. Ishte një skenë e shëmtuar, por nuk e quaj dhunë”,-u shpreh ai.

Për të forma e protestave të ndjekura nga opozita nuk po sjell rezultate të prekshme politike, duke sugjeruar një ndryshim qasjeje nga ana e Partisë Demokratike. Sipas tij, mbledhja e qytetarëve në protesta të tilla nuk mjafton për të krijuar ndikim real.

Partitë nuk kanë pse të bëjnë vetëm protesta të tilla. Mund të mbledhin më shumë njerëz se kaq, por nuk mund të fokusohen vetëm te protestat, pasi nuk kanë rezultat konkret politik për Shqipërinë dhe PD”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analisti nënvizoi nevojën për reformim të brendshëm të Partisë Demokratike, duke e cilësuar të domosdoshme që ajo të bëhet më tërheqëse dhe më përfaqësuese për qytetarët. Ai shtoi se protesta duhet të jetë vetëm një nga mjetet politike, por jo i vetmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?