Protesta, EMA: Solidarizohemi me studentët shqiptarë!
Protesta e studentëve ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtareve. Ka qenë Shoqata Erasmus Mundus ”EMA”, ajo që i ka dhënë mbështetjen e saj studentëve shqiptarë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Erasmus shkruan se solidarizohet me studentët, që po protestojnë kundër tarifave të larta.
“Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë ulur aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.
Duke pasur parasysh efektet e tjera që sjell një vendim i tillë, EMA inkurajon cdo person që ndikon në marrjen e vendimeve pozitive në këtë drejtim. Kur zërat bëhen së bashku, ata mund të dëgjohen më shumë”, shkruhet në deklaratë.
Deklaratë Solidarizuese-Protesta e Studentëve Shqiptarë
Programet e Erasmus-it bazohen në parimin e qasjes së barabartë nga studentët në Sistemet e Arsimit të Lartë pavarësisht përkatësisë së tyre.
Ne synojmë krijimin e kushteve të barabarta për studentët pavarësisht origjinës së ndryshme sociale, financiare, kulturore dhe kombëtare, duke theksuar rëndësinë e një edukimi cilësor për këdo që e kërkon atë.
Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë ulur aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.
Duke pasur parasysh efektet e tjera që sjell një vendim i tillë, EMA inkurajon cdo person që ndikon në marrjen e vendimeve pozitive në këtë drejtim. Kur zërat bëhen së bashku, ata mund të dëgjohen më shumë.
Jemi të keqardhur megjithatë që një ngjarje e tillë ndodh në kulmin e fushatës sonë #DoesItMatter, që bazohet pikërisht në mundësitë e barabarta për të gjithë, ndaj është e rëndësishme të kuptohet pse keni ndërmarrë një vendim të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

