FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta/ Godole: Ndërhyrja e policisë ishte me vonesë, përse zgjati aq shumë?

Sekretarja e PD për të përndjekurit politik, Jonila Godole ka folur për protestën në PD duke thënë se ndërhyrja e policisë ishte me vonesë.

Për të mund të kishte ndërhyrë para se të bëhej kërkesa nga deputetët e PD sepse kishte njerëz që goditeshin me gurë.

“Për mendimin tim, policia ka ndërhyrë shumë vonë. Nuk ka lidhje nëse është PD apo jo. Ishin njerëz që po goditeshin me gurë dhe policia e ka për detyrë që të ndërhyjë. Përse zgjati kaq shumë kur ishte duke i parë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di. Kujt i intereson kjo gjë? Mendoj se kjo gjë i ka interesuar vetëm Edi Ramës. Policia ka qenë në çdo protestë. Kur merret njoftim për dhunë, policia aty rri. Pse nuk ndërhyri?”, tha në “Open”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?