Protesta Kombëtare, Rama largohet nga Tirana (FOTO)
Sot shefi i qeverisë, Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë por është nisur jashtë shtetit për një vizite tjetër zyrtare. Godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orësh është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës njësoj si në 16 shkurt.
Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës. Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit. Mësohet se forca të shumta policore do të jenë në gatishmëri, për ruajtjen e rendit.
Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës Kombëtare më qëllimin e rrëzimit të qeverisë. Ndryshe nga herët e tjera, simpatizantët e PD-së dhe forcave të tjera opozitare do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

