Protesta, Kuksianët: Të heqim Ramën më mirë sesa të ikim në emigracion
Rreth 1500 kuksianë janë nisur që në mengjes drejt Tiranës për t’iu bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës dhe gjithë opozitës shqipatre për t’i dhënë goditjen e fundit qeverisë së kryeministrit Rama.
Përfaqësues të PD-së në qytetin verior bënë të ditur se është vënë re një pjesëmarrje e madhe për këtë proteste.
Kreu i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati shtoi se mbështetesit e PD-së janë nisur me autobusë dhe me makina personale drejt Tiranës, ndërsa numri i tyre, për të gjithë qarkun, shkon rreth 1500 vetë.
“Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Siç shihet edhe nga pamjet janë qindra qytetarë që kanë mbushur autobusët. Shumica e protestuesve janë të rinj të cilët duan të largojnë Edi Ramën nga qeveria më mirë sesa të largohen vetë në emigracion. Rama ik”,- u shpreh drejtuesi i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati.
KOHA JONË SONDAZH

