Protesta kundër abuzimit seksual në Tiranë, kreu i KMSH: I papranueshëm çdo abuzim ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore
Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar në rrjetet sociale, pas protestës në Tiranë për abuzimet seksuale në vend.
Spahiu thekson se është i papranueshëm çdo abuzim ndaj gruas, duke shtuar se gratë janë gjysma më e mirë e shoqërisë njerëzore
Reagimi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiu:
Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.
Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.
Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.
Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.