Protesta kundër faturave afrofe, reagon OSHEE: U organizua nga PD, nuk kemi pasur asnjë ankesë

Ditën e sotme banorët e fshatit Dërmenas në Fier protestuan kundër faturave afrofe që OSHEE iu kishte vendosur, pas heqjes së sahateve, me pretendimin se do të zëvendësoheshin me të rinj.

Banorët u shprehën për Faxnews se nuk kishin mundësi të paguanin faturën prej 6 mijë lekësh të reja që iu kishte ardhur.

Mirëpo OSHEE në një deklaratë zyrtare për mediat shprehet se ka një projekt me Bankën Botërore për zëvendësimin e sahateve, dhe nuk i është vendosur askujt një vlerë më e madhe se konsumi real.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i OSHEE-së:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarim për vendosjen e matësave elektronik, projekt i OSHEE dhe BB  

Lidhur me protestën e sotme ne Povelcë të Fierit e organizuar nga dega PD, sqarojmë se:

Në bazë të projektit të BB në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100. Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark.

Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht. Zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?