Protesta kundër paradës gay, por vandalizohet flamuri shqiptar në Serbi (FOTO)
Mijëra besimtarë dhe kundërshtarë të djathtë të paradës të komunitetit LGBTQ protestuan të dielën në rrugët e Beogradit edhe pse Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se eventi mund të anulohej ose shtyhej.
Por ajo që nuk bashkohet me këtë ngjarje, është që protestuesit vandalizuan flamurin shqiptar të vendosur në prag të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd në kuadër të ”Open Balkan”, dhe valvitën flamujt rus, kjo në shenjë mbështetje për aleatin tradicional, Moskën.
Nga ana tjetër, Bashkimi Europian shprehu keqardhjen për vendimin e Serbisë, teksa tha se blloku mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.