
Mbi 20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e së premtes, gjatë protestës kombëtare të PD-së. Tubimi u shoqërua edhe me tensione e përplasje menjëherë pasi nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë. Protestues dhe deputetë demokratë, përfshi Luçiano Boçin, Klevis Balliun dhe Flamur Nokën u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si dhe spraj në drejtim të tyre.