Protesta më 13 prill, Berisha: Dita dhe nata janë të popullit
Opozita e bashkuar pas djegies së mandateve, vijon përballjen politike kundër qeverisë së Edi Ramës duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore si dhe vendosjen e një modeli për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në vend.
Protesta e opozitës, paralajmëruar që do të mbahet ditën e shtunë është komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në studion e lajmeve në RTV ORA.
I pyetur nëse opozita do të ngrejë një çadër, si ajo e shkurtit të 2017, Berisha u përgjigj se për atë do të vendosë populli.
”Dita dhe nata janë të popullit opozitar. Do vendosë populli opozitar, por një gjë e di, që do jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria deri sot. E ftoj krye Kreun e Meduzës të nderojë qoftë dhe një herë atë zyrë që rri në të”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

