Protesta, ministri i Ramës falenderon studentët: Ndryshimi nuk shkruhet, por ndodh

Lëvizjen e Dhjetorit, ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka uruar me një falenderim drejtuar studentëve që aktualisht po protestojnë kundër disa vendimeve të qeverisë.

Në një status në Facebook Majko e ka quajtur Lëvizjen e Dhjetorit si “Dita e ndryshimit”.

“E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është,” shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Majkos

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, dhe Ditën e Ndryshimit.

Sot “ndryshimi” lëviz midis një të majte reflektuese dhe një të djathte përkujtuese.

Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin.

Sot studentët dhe politika “festojnë” të ndarë.

Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh. E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur”, shkruan Majko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?