Protesta, mjeku Alimehmeti takim me djemtë dhe burrat e degës nr 2 në Tiranë: Janë të besës

Nesër (e shtunë), do të mbahet protesta e PD-së, dhe e mbarë opozitës. Kandidati në Primare për kryetar bashkie të Tiranës, Ilir Alimehmeti i bën thirrje qytetarëve të jenë pjesë e protestës.

Përmes një postimi në facebook, mjeku ka publikuar foto me djemtë dhe burrat e degës nr 2 në Tiranë, për të cilët janë gjithnjë të besës. Më herët përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Alimehmeti fton të gjithë në protestë kundër rritjes së çmimeve dhe abuzimeve me to.

“Miqtë e mi, nesër në 12 nëntor ora 16:00, iu bëj thirrje të jeni të gjithë të pranishëm në Tiranë, në protestën kombëtar kundër rritjes së çmimeve, kundër abuzimeve me to, na prekin të gjithëve njësoj, nga i pari tek i fundit, do të jemi aty kundër rritjes së çmimeve, për ne por edhe për ata të cilët nuk do të jenë të mundur të jenë në protestë. Nesër 12 nëntor, ora 16:00, në Tiranë”, shprehet Alimehmeti.

SHKARKO APP