Protesta në Kavajë, Roshi: Do rikandidoj

 

Pas dorëheqjes. Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi nuk do të heq dorë menjëherë nga politika. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet me letrën e postuar në Faebook, gjatë paradites ku dhe dha dorëheqjen. Dega e PS-së së Kavajës, po sot në pasdite organizoi një takim me qytetarë të Kavajës, për të mbështetur Rroshin në vendimin e tij të papritur të dorëheqjes.

Vetë Rroshi u sigurua që të paraqesë një mbështetje ndaj vendimit të tij, duke postuar në facebook foto nga atmosfera, e duke shkruar se: “Sheshi që më mbush zemrën plot. Të marrësh mbështetjen e qytetit që je lindur dhe je rritur, në këtë formë që e mora sot, ishte momenti më i lumtur i viteve të mia në angazhim publik dhe më bëri të harroj çdo shigjete që përpiqen të ngulin drejt meje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve, Rroshi theksoi se ai do të ndjek të gjitha procedurat në Itali por nuk ka mohuar se nuk do të rikandidonte për një mandate të tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, anëtarë të forumit rinor në këtë qytet, u shprehen se qytetarët e Kavajës mbështesin Elvis Rroshin, të mbledhur masivisht në qendër të qytetit. Mbështesim kryebashkiakun e punës, shprehen ata sepse Elvisi është ai që i riktheu dinjitetin Kavajës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?