Protesta në Laprakë, qytetari nga Kamza i revoltuar me Ramën: PS mund të jetë shumë e mirë, por me atë që ka në krye ja dëgjofsha haberin

Një qytetar nga Kamza i cili punon në Laprakë ka shprehur hapur revoltën ndaj kryeministrit Rama për bllokimin e rrugës prej 2 javësh.

Qytetari thotë se plani për rrugën është afatgjatë, por shteti duhet të kishte marrë masat.

Ai thotë se PS mund të jetë shumë e mirë, por me kryetarin që ka uron “Ja dëgjofsha haberin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam një qytetar nga Kamza, jam punonjës këtu, në këtë pozicionin. Qeveria mos tallet me këtë popull të ndershëm e fukara. Po vuan sa s’ka më. Ç’lidhje ka të bllokohet kjo rrugë. Projekti është afatgjatë, pra duhet të marrësh masat. Se ky shtet e bën këtë projekt. Jam qytetar që dua të jetë e hapur. PS mund të jetë shumë e mirë, po me atë që ka në krye ja dëgjofsha haberin”- tha qytetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?