Protesta në mbështetje të Palestinës në Tiranë: Rama bëri gabim fatal

Një grup shoqatash kryesisht të besimtarëve myslimanë protestuan këtë të premte para godinës së Parlamentit. Kjo për të kundërshtuar qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria për atë që po ndodh në Rripin e Gazës.

Protesta u thirr pas dekorimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen presidenciale të nderit të Izraelit, nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, nën sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”. Sipas tyre dekorimi nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza.

“Rama bëri një gabim fatal që ka shkuar në Izrael, ia ka ulur vlerat vetes”, tha Luljeta Kazazi. “Nuk duhet të përkrahë kryeministri jonë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli”.

Rama u vlerësua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë marrjes së çmimit Rama tha se ky është një nderim për shembullin që shqiptarët i dhanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, si edhe tolerancën fetare dhe etnike.

SHKARKO APP