Protesta në Shkodër zgjat 15 minuta, qytetarët: Kriza nuk menaxhohet me propagandë

Para Kryeministrisë sot kishte një numër më të vogël me qytetarë protestues, kurse në Shkodër vetëm 15 minuta zgjati protesta e disa qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Ata i konsiderojnë masat e deklarua nga Rama për përballimin e krizës si propagandë.

”I bëj thirrje mos u tall me protestuesit, të çosh çmimin e naftës 217 lekë, është tallje, çmimet në markete nuk kanë lëvizur fare, çdo produkti i është rritur çmimi, vetëm rrogat nuk rriten. Në Tiranë do bëhet koncert sot, koncert në kohë krize.

Kryeministri e quan protestën turp kombëtar se ashtu quan çdo kërkesë që i bëhet atij. Nuk është turp koncerti, nuk është turp kur ministrja thotë mua më duhet makina, por qytetarët të ecin në këmbë.

Kjo është propagandë jo menaxhim. Ajo që bën kryeministri me këto bordet është që të përçajë protestat, pro ne do të vazhdojmë”.

SHKARKO APP