Protesta në Thumanë, Berisha thirrje drejtorit të Policisë: Mos kërcëno banorët

Sali Berisha i ka bërë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që të mos kërcënojë qytetarët që do të protestojnë nesër në autostradën Thumanë-Kashar. Gjatë fjalës që ai mbajti nga ballkoni i shtëpisë para mbështetësve demokratë u shpreh se “çdo acarim do ta paguani shtrenjtë”. Sipas Berishës banorët që u prekën nga autostrada Thumanë-Kashar janë njerëzit më të ndëshkuar ndaj protesta e tyre është e drejtë. ”Të dashur miq, nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime. I bëj me dije Rrumbullakut, mos kërcëno protestuesit dhe mos guxo se çdo acarim do ta paguani shtrenjtë. Ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar. Ndaj dhe rruga është e tyre, mos guxo të prekësh njeri me dorë”, tha Berisha.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?