Protesta, Nikolla: E gatshme të bisedoj me studentët

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla për ”Ora News”, tha se është e gatshme të negociojë me studentët për kërkesat që ata kanë.

“Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për dicka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër. Ky moment është përdorur nga segmente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin. Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendosur për të komunikuar dhe të sqaroj”, tha ministrja.

Nikolla nuk ka dhënë shenja tërheqje nga vendimi që i detyron studentët të paguajnë për çdo provim të prapambetur apo për ato provime që dëshitojnë të japin për përmirësim note.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ajo që është vullneti i Universiteteve, por edhe i shoqërisë është se nuk duhet të dekurajojmë cilësinë, por të motivojmë cilësinë. Por unë jam tejet e qetë, me durim dhe vullnet për të komunikuar me studentët. Unë nuk mund të dal në rrugë dhe të komunikoj, sepse vetë studentët nuk e meritojnë të komunikoj në rrugë”, tha Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, përveç uljes së tarifave për provimet, studentët kërkojnë gjithashtu të përgjysmohen pagesat në Universitete, si dhe përmirësimin e kushteve në konvikte. ”Nëse nuk merret vendim deri në orën 16:00, ne do të bllokojmë jetën universitare”, kanë paralajmëruar studentët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?