Protesta para Kryeministrisë për Eglin, reagon Sali Berisha: Pogradeci nën sundimin e plotë të mafies shtetërore
Para Kryeministrisë po zhvillohet protesta për të kërkuar drejtësi për Egli Progën, ka reaguar edhe Sali Berisha. Nga ballkoni i shtëpisë së tij, ai përshëndet protestuesit dhe shprehet se PD mbështet çdo protestë për çdo kauzë të drejtë kudo që ajo zhvillohet dhe sidomos për jetën. Ai akuzon Fatmir Xhafën se ka nën kontroll Pogradecin.
”Miqtë e mi, sot qindra dhe mijëra qytetarë protestojnë para kryeministrisë. Protestojnë për jetën e humbur, drejtësinë e munguar, vrasjen mafioze të një qytetari, të një prindi, të një bashkëshorti, i cili qëndroi heroikisht ndaj një vrasësi gjobëvënës.
PD mbështet çdo protestë për çdo kauzë të drejtë kudo që ajo zhvillohet. Por kauzë më të drejtë se ajo për jetën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Të dashur miq, një ditë më parë unë kam marrë një mesazh nga një qytetar i Pogradecit, i cili më shkruan se Pogradeci është sot më në terror se sa Elbasani, Durrësi apo ndonjë qytet tjetër.
Se Pogradeci është nën sundimin e plotë, total të mafies shtetërore me në krye Fatmir Xhafën. Se klani Xhafa në Pogradec përcakton çdo gjë, bën çdo ligj, merr çdo vendim, dikton gjithçka”,-tha Berisha.