Protesta para kryeministrisë, studentët e Elbasanit nisen drejt Tiranës
Edhe kētë tē shtunë studentët e Universitetit të Elbasanit në grupe të vogla janë nisur me automjete të rastit drejt Tiranës.
Ata kanë vendosur për t’u bërë pjesë e protestës së studentëve të tjerë para Kryeministrisë.
Ndërkohë nëse zgjidhja e kërkesave të tyre nuk do arrihet gjatë kësaj fundjave studentët e Elbasanit të hënën u kanë bërë thirrje edhe Maturantëve të Elbasanit të bojkotojnë mësimin dhe të solidarizohen me protestën e tyre.
Në Tiranë ende nuk ka nisur një marshim drejt kryeministrisë siç u raportua një ditë më parë.
“Për protestën dhe vendin ka shumë ide, një pjesë e studentëve shprehet se do të protestojnë tek Zogu i Zi, por kjo ide duket se ka ra poshtë. Një grup tjetër shprehet se nuk ka punë me rrugët, por kauza e tyre është tek kryeministria. Thirrje mbarkombëtare ka, por jo organizime mirëfilli. Shumë studentë shkojnë në shtëpi për të siguruar ushqimin e javës”, tha dje gazetari Skendaj.
KOHA JONË SONDAZH

