Protesta para Kuvendit, 18-vjeçari: Nuk doja të dëmtoja policët

Daniel Drobaj, është 18-vjeçari pjesë e protestës së banorëve të ”Astirit”, u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policët.

”Unë kam hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave. Nuk kam pasur qëllim të dëmtoja policët”,-mësohet të ketë thënë 18-vjeçari.

18-vjeçari u kap nga kamerat së bashku me disa persona të tjerë, duke hedhur kapsolla në protestën e para dy ditëve para Kuvendit. Ai rrezikon 3-5 vite burg por detajet mbi akuzat pritet që të mësohen nesër nga kërkesa që prokuroria do i dërgojë gjykatës mbi kërkesën për masën e sigurisë për të riun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ngarkim të 18-vjeçarit janë referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Ndërkohë që nesër para gjykatës së bashku me Daniel Drobajn do të dalin edhe protestuesit e tjerë që janë arrestuar për të cilët prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?