Protesta para Kuvendit, zbardhet kërkesa e Prokurorisë

Në pritje për t’u zhvilluar seanca për të arrestuarit e ditës së djeshme, për shkak të incidenteve në protestën e banorëve të Unazës së Re para Parlamentit, është zbardhur edhe kërkesa e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, për shtetasit Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj, është kërkuar ”arrest me burg”.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale: “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike, e kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?