Protesta, pedagogia Manxhari: Kërkesat e studentëve të drejta
Pedagogia e Fakultetit të Ekonomikut në Univerisitetin e Tiranës, Mimoza Manxhari i ka konsideruar të drejta dhe nevoja reale për arsimin sot, kërkesat e studentëve të cilët prej më shumë se një jave po protestojnë dukë kërkuar përgjysmimin e tarifave studimore, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe kushteve në universitete.
“Ajo që do ishte e papranueshme është refuzimi kategorik i të gjithë pjesëmarrësve në protestë për të diskutuar. Jam pa dyshim për një zgjidhje cilësore, me dialog. Që sistemi arsimor vuan dhe ka problematika serioze kjo është evidende. Do doja që organizmi dhe prezenca e tyre në debatin që kërkohet të arrijë dhe të prodhojë një një rezultat pozitiv dhe kohën nuk duhet ta humbasim. Përderisa ndryshimi kërkohet, do të thotë që dikush e ka prodhuar dhe nisjen e ka padyshim në moskonsiderimin e asnjë force politike, të asnjë qeverisje politike. pavarësisht tentativës për të krijuar një ligj të ri arsimor. Dhe ky sistemi arsimor në tërë këto vite demokraci duhet të kishte patur ndryshime gjë që nuk ka ndodhur. Ata nuk kanë një grup përfaqësimi, dhe në këtë drejtim nuk mund të gjendet një gjuhë e përbashkët me të gjithë. Përkundrazi do duhet të bashkëbisedohet”,-tha jo në studion e ”Report TV”.
Pedagogia shtoi se ekziston sot nevoja e reformimit të sistemit arsimor dhe në këtë drejtim, vendosja e standarteve në arsim duhet të jetë prioritare për t’u vleresuar.
KOHA JONË SONDAZH

