Protesta për “bukën” dhe e djathta
Nga: Alban Daci
Përgjithësisht protestat të llojit për “bukën”! Janë kryesisht protesta që kanë ideologji të majtë dhe janë me natyrë populiste! E Djathta nuk bën protesta të kesaj natyre, por kërkon përmes protestave ndryshime sistemi e bazohet mbi linjat e filozofisë së tregut të lirë!
Protesta nuk janë zgjidhje nëse përqendrohemi tek buka, por tek ndryshimet rrënjësore të politikave ekonomike të vendit që mund të ndodhin vetëm përmes një përmbysje të madhe politike duke afruar një alternativë qeverisje që jep zgjidhje për problematikat e rritjes ekonomike.
Një ekonomi e fortë është përgjigja më e mirë edhe e rritjes së çmimit të bukës! Nëse përmes protestave kërkohet mos rritja e çmimit të bukës pa kërkuar rrëzimin e kësaj Qeverie, ata mbeten me prapavijë të majtë e nuk janë zgjidhje për qytetarët!
Nuk besoj se kërkesat e shqiptarëve në 2021 janë ekskluzivisht me çmimin e bukës apo me konsumimin e saj. Buka duhet të jetë një argument i kapërcyer në 2021, por fakti i keqqeverisjes, për fat të keq po e rikthen edhe një herë si argument sikur të ishte “zija e madhe”. Problemi nuk qëndron tek buka, por tek keqqeverisja, tek korrupsioni dhe mungesa e një vizioni konkret në lidhje me politikat ekonomike që duhet të praktikohen në vend.