Protesta për gjuhën shqipe, Marin Mema: Të rinjtë shqiptarë të marrin në dorë fatin e tyre! Është koha për shqiptari

Studentët nga Universiteti i Tiranës e Prishtinës janë grumbulluar këtë pasdite të së hënës në sheshin ”Skënderbej” në Tiranë, për të vijuar me protestën në mbështetje të të rinjëve në Maqedoninë e Veriut, që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe.

Nën tingujt e ”Kuq e zi je ti”, studentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur para ambasadës së kësaj të fundit në Tiranë, ku do të vijojnë me disa fjalime. I rreshtuar pas banderolës ”Ne jemi bashkë” që është edhe një nga simbolet kryesore të protestës, gazetari Marin Mema tha se askush s’mund ti ndajë. Ai u bëri thirrje të rinjve që të përpiqen çdo ditë dhe të marrin gjërat në dorë pasi Shqipëria ka nevojë për ta.

”Po e nis nga mesazhi që kemi dhënë me këtë banderolë këtu: ne jemi bashkë sepse sot vërtet jemi bashkë përtej çdo partie, çdo force! Kombi është mbi çdo parti, kombi është i shenjtë, kombi është gjaku e shpirti i çdo shqiptari dhe s’ka kurrkush që mundet të na ndajë! Ne do të jemi çdo ditë krah çdo shqiptari në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, krah vëllezërve tanë në Maqedoni e kudo sepse ne do të jemi një shpirt, një zemër, një histori, një kulturë, një identitet, një gjak, gjak shqiptar, i shenjtë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Uroj me zemër e shpirt që ne siç jemi sot të gjithë bashkë dhe ju siguroj që jemi shumë bashkë, të përpiqemi çdo ditë, të rinjtë shqiptarë në Shqipëri e kudo është koha të marrin gjithçka në dorën e tyre, është koha që të rinjtë shqiptarë të kthejnë dinjitetin e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare! Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë, shqiptarët kanë nevojë për njerëz që e duan me zemër shqiptarinë ndaj sa më shumë çdo ditë sepse shqiptarinë e bëjnë vetëm ata që e duan vërtet. Është koha për shqiptari, për çdo pëllëmbë të kësaj toke”, tha Mema.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?