Protesta për keqtrajtimin e kafshëve, Besa Kokëdhima: Të mbyllet Bashkia e Tiranës

Artistja e mirënjohur, Besa Kokëdhima i është bashkuar protestës para Bashkisë së Tiranës, për mbrojtjen e kafshëve. Në fjalën e saj për mediat, ajo tha se Bashkia duhet të mbyllet sesa ka humbur besimi për të.

”Ne kërkojmë që ky institucion të mbyllet, se nuk ka besim. Ka një histori shumë të gjatë sesi sekuestrohen kafshët. Pa dashur të paragjykoj për të ardhmen, ne kërkojmë që si fillim, ky institucion të mbyllet menjëherë.

Të ketë transparencë se ku strehohen. Ne nuk i gjejmë të gjithë qentë, ne nuk e dimë shifrën e saktë. Mund të më thotë njeri sesa qen strohen dhe mjekohen, nuk e dimë.

Nuk jetojmë më në epokën e gurit, tashmë kjo është një mënyrë më e kamufluar. Jemi të mallkuar nëse vazhdojmë sillemi kështu me gjënë e gjallë”,-tha këngëtarja.

SHKARKO APP