Protesta për Muzeun Hebraik, Rama: “Çeta e Lesko pijanikut” ka zakon sulmet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Vlorë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, ku pati edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit kundërshtuan projektin dhe tentuan të hynin në kantier, duke pretenduar se punimet po kryhen në godinën historike të Klubit Patriotik “Labëria”.

Rama i ka mohuar këto pretendime, duke sqaruar se Muzeu Hebraik po ndërtohet në një tjetër godinë historike, një banesë e viteve 1850, pranë Muzeut Etnografik. Sipas tij, ndërkohë është parashikuar edhe rijetësimi i Muzeut “Labëria”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në reagimin e publikuar në platformën “X”, kryeministri ka sulmuar ashpër protestuesit dhe veçanërisht Bujar Leskajn, të cilin e ka akuzuar se po përdor të njëjtën mënyrë proteste kundër projekteve të transformimit të Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama bëri të ditur se, me kërkesën e tij, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të rijetësimit të Muzeut “Labëria”.

Sipas kryeministrit, godina aktuale e muzeut është në gjendje të degraduar dhe synimi është që ajo të rikthehet në një pikë me rëndësi për identitetin, historinë dhe turizmin e Vlorës, krahas Muzeut Hebraik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?